Me qëllim të diskutimit rreth alternativave për shitje të energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori me erë, rast i kompanisë anëtare “Wind Power” SH.A. e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës, si dhe diskutimi lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimin ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë, përfaqësuesve të biznesit anëtar dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e biznesit u njoftuan lidhur me alternativat më të përshtatshme për shtijen e energjisë elektrike, dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndjekur në këtë proces.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth kërkesës së kahëmotshme të Dhomës së Tregtisë sa i përket mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme.
Petrit Pepaj, Drejtor Menaxhues në ZRRE na informoi që janë duke hartuar draftin e legjislacionit të ri, i cili do të sjellë ndryshime më të mira në këtë aspekt, duke shqyrtuar mundësinë e caktimit të çmimit për blerjen e energjisë dhe jo kompensimin kilovat për kilovat, si dhe rritjen e kapaciteteve nga 100 kilovat sa janë aktualisht në 400. Pepaj theksoi që kriza energjetike po i ngadalëson proceset në këtë drejtim, mirëpo pritet që gjatë muajit në vijim ky draft të dal në konsultim publik, duke inkorporuar kështu praktikat më të mira ndërkombëtare. /2LONLINE/