DYLON

Dhoma e Tregtisë zhvilloi takim me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës

Dhoma e Tregtisë zhvilloi takim me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës
Avatar photo Redaksia

Vlerësimi i riskut në vendin e punës, mundësitë e zhvillimit të biznesit në vend, përmirësimi i kushteve në vendin e punës si dhe ikja e punëtorëve jashtë vendit ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësueseve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

Përfaqësueset e Dhomës së Tregtisë u shprehën të hapura për bashkëpunim profesional me Inspektoratin e Punës me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe inputeve drejtpërdrejt nga bizneset, në mënyrë që të tejkalohen sfidat që hasin operatorët ekonomik gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Zana Beqiri, theksoi se me kërkesën e bizneseve DHTIK ka në fokus ngritjen e vetëdijes për respektimin e ligjit respektivisht rregulloreve të punës nga ana e bizneseve dhe punëtoreve.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ku i njëjti rekomandon mbajtjen e trajnimeve me qëllim të këshillimit të bizneseve si punëdhënës dhe punëmarrësve rreth përgjegjësive dhe respektimit të të drejtave në vendin e punës.

Si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë besojmë me vendosmëri se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë duhet të i kushtojnë më shumë vëmendje përmirësimit të kushteve të punës në vend. Kjo konsiderojmë mund të realizohet përmes masave të ndryshme siç janë përmirësimi i mekanizmave kontrollues, rritja e personelit në inspektoratin e punës, certifikimi i trajnuesve profesionistë të punësimit etj. 

DHTIK konsideron se krahas projekteve për përmiresimin e cilësisë së produkteve që ndihmon në rritjen e tregut, të rinjët kosovarë duhet që gjithashtu të ndryshojnë përceptimin e mjedisit të punës  në vend, në mënyrë që të zvoglojmë numrin e të rinjëve që lëshojnë vendin në kërkim të një mjedisi që ofron mirëqenie dhe respektim më të madh të ligjit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.