• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat

Redaksia 2LONLINE 20 Nëntor, 2023 3 min
 Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin e sektorit privat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me thellimin e diskriminimit të sektorit privat krahasuar me atë publik, ku parashihet të bëhet ngritja e pagave në sektorin publik me çka po rritet diferenca me sektorin privat nga 25% në 60%.

Me Vendimin e fundit të marrë në mbledhjen e Qeverisë për paga, koeficienti nga njëqind e pesë (105) euro siҫ ishte për vitin 2023 pritet të kaloj në njëqind e dhjetë (110) euro në vitin 2024 për të punësuarit në sektorin publik që në numër janë rreth 83 mijë persona. Një praktikë e tillë është premtuar se do të vazhdoj të ndiqet edhe gjatë viteve në vazhdim.

Sektori privat i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë së vendit e ku të punësuar janë mbi 300 mijë punëmarrës vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë.

Për informim për vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, përderisa në sektorin publik për vitin 2021 ka qenë 612 euro, në vitin 2022 ishte 620 ndërkaq në vitin 2023 është 730 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 780 euro, pra dallimi mes këtyre dy sektorëve po shkon vetëm duke u thelluar. Nga 25% diferenca po rritet në 60%.

Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktive ndërsa të punësuar sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2022 nga Agjencia e Statistikave janë vetëm 403.813 persona apo 33.8%, ku shumica prej tyre janë të punësuar pikërisht në sektorin privat.

Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat ashtu sikur që po trajtohet sektori publik, në mënyrë që të mos diskriminohen bizneset dhe njëkohësisht as të punësuarit e këtij sektori.

DHTIK po ashtu kërkon që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të cilat kemi përcjellur tek Qeveria dhe Ministritë e që deri më tani fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër, kërkesa këto konkrete në mesin e të cilave përfshihen ndryshimi i Ligjit të Punës përkatësisht Pushimit të Lehonisë, Ligjit për Procedurat Tatimore, krijimi i ofertës konkrete për Investiorët, krijimi i arkës “Patriot”, ndryshimi i Ligjit për Tregti të Brendshme, kërkesa e DHTIK që TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo vetëm. /2LONLINE/

Etiketa:Dhoma e Tregtisë Paga Publik rekomandojmë sektori privat
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Derbi i takoi Dritës

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Arlinda Basha: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Arbisë Krasniqi: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Eljesa Halimi: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

Derbi i takoi Dritës

10 Dhjetor, 2023

Parku “Banja”, Gjilan

10 Dhjetor, 2023

Policia parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie

10 Dhjetor, 2023

Promovim i librit me rastin e njëvjetorit të ndërrimit të jetës së atdhetarit të madh Prof. Jakup Jahirit

10 Dhjetor, 2023

Suksesi po “ngritet” – cilësia po bie!!!

10 Dhjetor, 2023

Zekerija Ramadani: Derbi luhet për t’u fituar

9 Dhjetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com