Komuna e Vitisë ka vazhduar të mbështes fermerët e komunës së saj, kësaj radhe ata janë pajisur me pesë mbjellëse të qepujkave dhe me pesë mbjellëse të grurit.
Me këtë rast, zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e këtyre makinerive për dhjetë fermerët përfitues.
Zëvendëskryetari Aliu theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar t’ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, dhe se me rritjen e buxhetit për subvencione do të kompletohen nevojat e tyre për zhvillimin e kulturave bujqësore.
Ndërsa drejtori i Bujqësisë Naim Pira, i ka përgëzuar fermerët si dhe theksoi se vlera e subvencionimit të sotëm për këto makineri bujqësore e kapë vlerën mbi gjashtëmbëdhjetë mijë euro.
Nga ana tjetër, fermerët falënderuan përfaqësuesit komunal për këtë mbështetje, duke vënë në pah lehtësimin që ju bëhet ditë pas dite në punët e bujqësisë. /2LONLINE/