Pikërisht sot në ditën e çlirimit të Gjilanit u zbulua pllaka përkujtimore për njërin prej djemëve të ri i cili në vitet e 90-ta ishte përballur me djallëzinë serbe ku UDBA-shët kishin provuar tortura çnjerëzore.
Nga: Izmi Zeka
Enver Ramadani në kohën e rinisë së tij kur fjala demokraci, liri kishte mbushur sheshet e Kosovës ishte bërë pjesë e saj për të ngjallur idenë për një shtet të lirë.
Udba siç e njohin njërëzit e kohës bëri atë që e bëjnë vetëm sistemet gjakatare apo inuizicioni duke privuar nga jeta një djalë të ri i cili kishte dashuri për jetën dhe atëdheun.
Enevri sot iu kthye fshatit të lindjes Stublinës edhe pse ai nuk kishtë rënë për vendëlindje i skalitur në pllakë e ndoshta i harruar nga koha dhe jeta e sotme .
Popujt të cilët harrojnë të kaluarën e kanë të vëshirë ecjen. Kështu së paku kemi lexuar.
Në ditën e çlirimit të Gjilanit dhe në përvjetorin e 29 të vdekjes së Enverit u bë përurimi modest për të mbajtur gjallë emrin dhe idenë e tij për shtetë ndërtim.
Stublina fshati që lidh kufijtë Shqiptaro –Shqiptaro në kufijtë me Serbinë e ku gjatë luftës së UÇPMB-së ishte qendër e mabajtjes së luftëtarëve ,bartjes së Armatimit do të duhej të njihej edhe nga shteti si vend ku u bashkëdyzuan shqipëtarët andej e këndej kufirit.
Edhe lufta e UÇK-së kishte këtë teren për djalërinë shqiptare në luftë kundër hordhive serbe.
Jo rastëshisht kjo pllak në pamjen e saj ka shqiponjen dy krenare dhe në dy anët e emrit të Enver Ramadanit dëshmorit të sotëm kemi emblemën e UÇK-së dhe UÇPMB-së.
Prandaj nuk ishte e rastit edhe përpjekja para 29 vjetëve e Enver Ramadanit që të jap nga vetja atë që më së shumti ka vlerë jetën.
Le të jetoj i gjallë kujtimi për Enverin dhe gjitha ata që kontribuan për shtetin e Kosovës dhe jo vetëm kaq por edhe përtej shtetit të sotëm të Kosovës.