Reagim: Edhe kësaj radhe nuk pati mirënjohje për mua!

Reagim: Edhe kësaj radhe nuk pati mirënjohje për mua!

Edhe kësaj radhe nuk pati mirënjohje për kryetrajnerin e Klubit të Karatesë, Blerim Hajdari.

Reagim

Unë Blerim Hajdari i lindur më 29.08.1967 që nga viti 1977 merrem me sportin e karatesë, fillimisht si garues deri në vitin 1990 e pastaj që nga viti 1990 kam ushtruar detyrën e trajnerit në klubin e karatesë „Zenel Hajdini“ i cili klub që nga paslufta në vitin 2000 mban emrin klubi i karatesë „Drita“.

Gjatë periudhës 1991 e deri në vitin 2000 detyrën e trajnerit e kam aplikuar në Gjermani në klubin e karatesë „Launburg Elbe“ afër Hamburgut. Që nga viti 2000 e tutje në vazhdimësi kam qenë trajner i klubit të karatesë „Drita“ ndërsa që nga viti 2011 jam kryetrajner i këtij klubi.

Rezultatet e garuesve tanë nuk kanë munguar asnjëherë mirëpo vlejnë të veçohen viti 2014 kur nga Federata e Karatesë së Kosovës jemi shpallur klubi më i mirë në Kosovë në pesë kategori, klubi më i mirë në përgjithësi, në kategorinë e grupmoshave kadet junior, në grupmosha të reja, karateisti më i mirë i vitit 2014 si dhe trajneri më i mirë në Kosovë unë Blerim Hajdari.

Që nga viti 2014 në vazhdimësi kemi marrë shpërblime për klubin më të mirë bile së paku në një kategori të grupmoshave të ndryshme si dhe kemi patur në mesin e më të mirëve së paku 4-5 garues.

Duke parë rezultatet e arritura si kryetrajner i KK „Drita“ që nga viti 2017 FKK më ka dhënë pozitën trajner i reprezentacionit të Kosovës.

Këtë shkrim po ia drejtoj kryetarit të Komunës së Gjilanit me pyetjen pse asnjëherë nuk mu është ndarë asnjë mirënjohje nga Komuna e Gjilanit për këto rezultate kulmore në sportin e karatesë që nga viti 2014 e këndej?

Po ashtu as dje me rastin e të dalluarve në sport nuk mu nda mirënjohje për kontributin tim 40 vjeçar në sportin e karatesë.

Komisioni në krye me Malazog Hoxhën as kësaj radhe nuk e pa të udhës që të më ndahet mirënjohje edhe pse me kontributin tim 40 vjeçar dhe për rezultatet e arritura e meritoj pa kurrfarë dyshimi.

Jam thellë i bindur që ky komision me dije a po pa dije është duke më anashkaluar andaj Ju lutem të më jepni përgjigje pse nuk jam edhe unë në mesin e të dalluarve për vitin 2018/2019 apo edhe më herët viteve të kaluara? !

Me respekt! Blerim Hajdari, kryetrajner i klubit të karatesë Drita“ – Gjilan.

KOMENTE