Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë së saj.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se Kosova, si çdo shtet tjetër, ka të drejtën për ta pasur ushtrinë dhe këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! e ka kritikuar përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e FSK-së në një forcë ushtarake.
Sipas saj, ai dokument që është shkruar përmban edhe gabime gjuhësore.
Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! është duke e analizuar hollësisht Projektligjin për FSK-në dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i japë kur të vijë në Kuvend.
BURIMI: Epoka e Re