• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina Preshevë

Zyra për Zhvillim e Preshevës solli rezultatet e para

Redaksia 2LONLINE 17 Mars, 2017 5 min
 Zyra për Zhvillim e Preshevës solli rezultatet e para
Zyra për Zhvillim e Preshevës solli rezultatet e para

Projekt propozimi i pregatitur nga Zyra për Zhvillim e komunës së Preshevës për kompletimin e fazës së parë të Zonës Industriale u aprovua nga Ministria e Ekonomisë.

Konfirmimi për këtë lajmë mund të gjindet në web faqen zyrtare të kësaj ministrie në linkun: Zona Industriale Preshevë

Përfundimisht komuna e Preshevës do të ketë mundësinë ti ofrojë dhjetë parcela toke me të gjithë infrastrukturën (rrugë, kanalizim, kanalizim atmosferik, ndriçim rrugor, telekom, ujësjellës) dhjetë investitorëve potencial dhe me këtë të krijojë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të ndikoj pozitivisht në jetën e qytetarëve.

Zona Industriale, faza e parë, projekt me vlerë prej 51 miljon dinar, kërkon një përkushtim shtesë tani pas aprovimit të kofinansimit. Kërkohët punë në aspektin e pregatitjes së punëve të inxhinierisë në adaptimin e paramasës dhe parallogarisë. Shpresoj që administrata e re komunale do të meret seriozisht më këtë punë dhe ky projekt nga i cili varet zhvillimi i mëtutjeshëm i Preshevës mos të lihet pas dore.

E njejta gjë vlen edhe për projektin e ndërtimit të objektit të Emergjencës në vlerë prej 26 miljon dinar, edhe ky projekt propozim i pregatitur nga Zyra për Zhvillim është aprovuar por kërkon edhe pak detale dhe informacione në aspektin teknik-inxhinjerik nga ana e komunës së Preshevës.

Projekti i Rekonstruimit të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në vlerë prej 106 miljon dinar, Rekonstruimi i gjimnazit “Skenderbeu” me vlerë prej 39 miljon dinar, Rekonstruimi i shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në vlerë prej 62 miljon dinar janë projekte të cilat kërkojnë vëmendje nga administrata komunale dhe dokumentacion shtesë edhe pse vendimi për finansimin është marrë.

Projekti i sallës së sportit në shkollën fillore ”Ibrahim Kelmendi”, projekt propozimi është dorëzuar dhe aprovuar për finansim të pjesshëm në dy ministry, atë të Mirëqeniës Sociale dhe atë të Arsimit, këto dy ministri kanë aprovuar finansim në vlerë prej 6.1 miljon dinar. Kërkohet që të vazhdohet të aplikohet për fonde shtesë pasi vlera totale e projektit është 36 miljon.

Projekt propozime të cilat janë në aprovim e sipër, për fuqizimin e ndërmarrjes publike “Moravica” në aspketin e furnizimit më ujë të pijshëm, projekte që u përpiluan nga ana e zyrës për zhvillim në koordinim më drejtorin ë kësaj ndërmarrjeje, janë në aprovim e sipër. Pas përpilimit të master planit për rregullimin e sistemit të ujësjellësit në Preshevë, ambasada e Norvegjisë ka konfirmuar finansimin e realizimit të projektit. Përmes bashkëpunimit me UNDP, janë dorëzuar këto projekt propozime dhe disa prej tyre vetëm se janë aprovuar dhe kanë filluar implementimin si projekti i pregatitjes se zyrave të reja të kësaj ndërmarrje.

Projekt propozime të tjera të cilat janë dorëzuar tek donatorët e ndryshëm përmes UNDP janë:

– Instalimi i agregatëve të rinjë në rezervoarin Zhunicë, 1.2 miljon dinar
– Ndrrimi i matësve shtëpiak jofunksional 6.1 miljon dinar
– Rigjenerimi i 5 burimeve të ujit 2.5 miljon dinar
– Rikonstruimi i gypave kryesor Zhunic-Kroi i keq 88 miljon dinar
– Ndërtimi i rezervoarëve të rinj tek Kroni i keq 38 miljon dinar
– Renovimi i qendrës për punë sociale, 25 miljon dinar

Si person që mu besua përgjegjësia për pregatitjen e këtyre projekt propozimeve ndihem krenar për rezultatet e punës disa mujore ndërsa si zëvëndës kryetar i Alternativës për Ndryshim zotohem se puna e anëtarëve të APN-së për të mirën e qytetarëve të Preshevës do të vazhdojë. Si Alternativë për Ndryshim, pas pazareve politike të cilat ndodhën ditëve të fundit kërkojmë që urgjentisht komuna e Preshevës të caktojë personat përgjegjës për këtë fushë të rëndësishme dhe afatet e caktuara nga donatorët të respektohen dhe mos të humben finansimet për këto projekte.

Synimi ynë për sjellje të investitorëve është në prag të realizimit dhe puna jonë dhe përkushtimi për krijimin e vendeve të reja të punës nuk do të ndalojë.

Armend Aliu
Alternativa për Ndryshim
Zëvëndës kryetar

BURIMI: Titulli.com

Etiketa:kryesore Lugina Preshevë Zona Industriale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shqiprim Arifi zgjedhet kryetar i Preshevës: Presheva vendosë për fatin e vet 

11 Prill, 2022

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

11 Prill, 2022

Demonstratat e vitit 1981 dhe ndikimi i tyre tek shqiptarët, në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

11 Mars, 2022

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të kenë vende të rezervuara për Parlament të Serbisë

18 Shkurt, 2022

Kryetari i Bujanocit i shkruan qeverisë së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë

24 Janar, 2022

Titulli.com shënon 10 vjetorin, informimi shqip në Luginë po vdes në heshtje?!

5 Janar, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]ine.com

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com