Partizani shpallet zyrtarisht Kampion i Shqipërisë. Fitorja 2-1 në derbin e kryeqytetit i ka dhuruar “Të Kuqve” titullin e 16-të kampion në Kategorinë Superiore pas plot 26 viteve pritje.
Golat për Partizanin i shënoi Çinari në minutën 29-të dhe 72-të ndërsa për Tiranën realizoi Greca në minutën e 41-të.
Ky triumf i jep fund dominimit disa vjeçar të Skënderbeut dhe Kukësit.