Propozohet taksë financimi për xhamitë në Gjermani

Propozohet taksë financimi për xhamitë në Gjermani

Ideja e vendosjes në Gjermani të një takse fetare për vendet e besimit mysliman, por fiton mbështetës në vend, ku shumë ngrenë shqetësimin e financimeve të huaja.

Qeveria e kancelares Angela Merkel e cilësoi atë që mediat e përshkruajnë si ‘’taksë për xhamitë’’ si një formë e mundshme për financimin e vendeve të kultit.

E përditshmja Bild bëri publike përgjigjen me shkrim të qeverisë të një pyetjeje të drejtuar nga parlamentarët. Bëhet fjalë për një shtrirje edhe për fenë myslimane të një takse fetare që aktualisht mblidhet në Gjermani për të krishterët, në nivelin e rreth 8% të shumës vjetore të taksave të tyre mbi të ardhurat.

Komuniteti mysliman në Gjermani aktualisht regjistrohet rreth 5 milionë persona ose rreth 6% të popullsisë së përgjithshme.

Berlini beson se iniciativa duhet të merret nga shtetet rajonale gjermane, kompetente në vend për çështjet që lidhen me besimet fetare.

KOMENTE