Derbi më i madh në vend, në mes Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, ballafaqim ky i luajtur në stadiumin e qytetit të Gjilanit, në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
E para në avantazh erdhi skuadra e Gjilanit me golin e shënuar nga Shend Kelmendi (20’), rezultat më të cilin u mbyll edhe pjesë loja e parë. Në pjesë ne dytë Drita e barazoi rezultatin përmes Ilir Blakqori (53’), dhe rezultati 1-1, ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij derbi.
Përndryshe, loja në fushë, herë pas here me tensione,. Ishte e mirë dhe interesante që do të mund të prodhonte edhe një rezultat tjetër, derisa atmosfera si zakonisht ishte spektakulare nga të dyja grupet e tifozëve, “Intelektualët dhe “Skifterët”.
Përndryshe, Gjilani me këtë barazim tani ka 47 pikë, e dyta në tabelë, ndërsa Drita ka 42 pikë, e treta në tabelë. /2LONLINE/