DYLON

Gjilani e fiton derbin ndaj Dritës

Gjilani e fiton derbin ndaj Dritës
Avatar photo Redaksia

Një gol në minutën e 87-të të takimit, nga Armend Thaqi i ka dhënë fitoren skuadrës së Gjilanit, në  derbin ndaj skuadrës rivale lokale, Dritës.

Ishte kjo ndeshje e javës së 17-të, e Superligës së Kosovës në futboll, dhe derbi i dytë mes këtyre dy skuadrave në këtë stinor. Derisa derbi i parë (java e tetë), ishte përmbyll baras 1:1, sot skuadra kuq e bardh e mundi skuadrën bardh e kaltër.

EkoHigjiena

Për Gjilanin kjo është fitore madhe e pesta në këtë stinor, derisa për Dritën, lidere e tabelës, kjo ishte humbja e dytë në këtë stinor.

Tani Gjilani lëviz një pozitë më lart në tabelë, do të mbajë pozitën e gjashtë me 21 pikë, derisa Drita mbetet lidere në tabelën e klasifikimit me 37 pikë, shtatë më shumë se Ballkani, i dyti.

Përndryshe, në xhiron e 18 të fundit të këtij stinori (fazës së dytë), Drita pret skuadrën Feronikeli 74, ndërsa Gjilani, skuadër udhëtuese, do të ballafaqohet me Ferizajn.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.