Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian ka deklaruae se është kundër dhe do të voton kundër çfarëdo lloji të rritjes së pagave për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Mendoj dhe konsideroj se deputetët shpërblehen mjaftueshëm bile edhe e tejkaluar në krahasim me punën e disa prej neve që e bëjmë dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin tonë të sinqertë për ndryshimin e gjendjes ekonomike për qytetarët tonë. Aq më tepër unë kam arsye shumë më të madhe për të votuar kundër nga se përfaqësoj një komunitet i cili gjendja e tij ekonomike nuk është për të u dëshiruar ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale”, ka thënë Berisha.
Ai tha se mendon dhe konsideron se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektojë në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve si përfaqësues të popullit.
“Pra unë do të votoj kundër çfarëdo rritje të pagave për mua dhe kolegët e mi deputet”, ka thënë , Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovë, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane – PLE.