Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Zyrës së Prokuronit të Specializuar në Hagë.
Dugolli, i cili është i mbijetuari i masakrës së Dubravës ka thënë se i ka ofruar argumente shtesë ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, se Gjykata Speciale ka juridiksion të plotë për të hetuar këtë masakër
Postimi i plotë:
Të nderuar gazetarë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot prap i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshyara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon jurisdiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuori i specializuar ka jurisdiksion të plotë për ta hetuar këtë rast.
Si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës, nuk do pushoj së kërkuari drejtësi!