DYLON

Drejtoresha Osmani, vizitë në disa nga qendrat mjekësore ku shërbimi informativ shëndetësor është instaluar rishtazi

Drejtoresha Osmani, vizitë në disa nga qendrat mjekësore ku shërbimi informativ shëndetësor është instaluar rishtazi
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari dhe Shefin e Shërbimit të Sistemit Informativ Shëndetësor z. Nevzat Shemsedini, vizituan disa nga qendrat mjekësore ku shërbimi informativ shëndetësor është instaluar rishtazi.

“Procesi i digjitalizimit në zonën urbane ka filluar punën në të gjitha QMF-të, dhe është duke funksionuar në mënyrë të rregullt për të gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore në këto qendra të kujdesit shëndetësor. Në vazhdimësi jemi duke i marrë masat edhe për funksionalizimin e sistemit digjital edhe në dhjetë QMF e AMF në zonat rurale të Komunës së Gjilanit”, ka thënë drejtoresha Osmani.

EkoHigjiena

Procesi i digjitalizimit nënkupton sistem elektronik të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që ndërlidhet me shkurtimin kohor, apo pritjeje për pacientët. Gjithashtu me anë të këtij procesi përcaktohet edhe zonimi i pacientëve.  /2LONLINE/