Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit, nënshkruhen marrëveshjet për vazhdimin e arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të Komunës së Gjilanit.
Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ka bërë me dije se në bizneset: “Astoria”, “Bujana”, “Planeti”, “Koha bar”, nxënësit e kësaj shkolle do të praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë.
“Faleminderit biznesëve për mundësinë e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka thënë drejtoresha Demiri. /2LONLINE/