DYLON

U zhvillua ushtrimi “Evakuimi 2023” me nxënësit e Pozheranit

U zhvillua ushtrimi “Evakuimi 2023” me nxënësit e Pozheranit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE), ka zhvilluar serish një inskenim të një tërmeti dhe evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave, por kësaj radhe në Pozheran.

Me këtë rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq etj.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte ngritja e shkathtësive si dhe vetëdijesimi në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimi dhe menaxhimi i situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe subjekteve të tjera.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe i pari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili foli për rëndësinë e përgatitjes në situata të tilla.

“Të gjithë duhet të jenë të përgatitur në raste emergjente por shpresoj se rastet të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, u shpreh kryetari Haliti.

Nga një fjalë rasti në këtë ngjarje më pas e mbajtën edhe Naser Haziri, nga sektori i Emergjencave në DSHPE dhe Hetem Jakupi, komandanti i Zjarrfikësve në Viti. Përndryshe DSHPE dhe sektori i Emergjencave këtë vit ka mbajtur po ashtu një ushtrim të tillë por në shkollën profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.