Një delegacion nga komuna e Preshevës ka realizuar një takim me zëvendës-ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Shqipërisë, Nina Guga.
Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës Ardita Sinani:
Sot, e shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, z.Sami Salihu u pritëm në takim nga zëvendës-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Shqipërisë, znj.Nina Guga.
Me znj.Guga diskutuam në veçanti për kuotat për studentët e komunës së Preshevës në universitetet e Shqipërisë.
Zv.ministrja Guga shprehi përkushtimin e Ministrisë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë për të investuar në infrastrukturën shkollore e përsosjes profesionale të kuadrove nga Komuna e Preshevës.
BURIMI: Titulli.com