DYLON

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi, shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltarët priti sot në takim Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Gjatë takimit të përzemërt e vëllazëror u shtruan për diskutim çështje të ndryshme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, si dhe u shkëmbyen pikëpamje me theks të veçantë rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, rajon e më gjerë.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe frytet e bashkëpunimit të deritashëm, derisa shprehu mirënjohje për kontributin e pazëvendësueshëm që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat shtetformuese, shtetndërtuese dhe proceset eurointegruese.

Kreu i Kuvendit po ashtu theksoi nevojën për bashkërendim të hapave në mënyrë që të jemi sa më pranë njëri-tjetrit dhe të bashkuar përballë sfidave rajonale e globale.

Ndërsa Ministri Hasani, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë për mbështetjen e Republikës së Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit, integrimit euroatlantik dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Në takim Ministri Hasani shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.