Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, një delegacion nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë(FARSH) kryesuar nga Kolonel Beqir Tafili, Drejtor i Operacioneve( J3/7) në SHP të FARSH, me bashkëpunëtorët, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Fillimisht delegacioni është takuar me shefin e Operativës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së Kolonel Ejup Maqedonci ,ku janë njoftuar për aktivitetet dhe procesin e zhvillimit të FSK-së, për të vazhduar me vizitën në Komandën e Forcave Tokësore(KFT), për të parë nga afër zhvillimin dhe planifikimet e KFT-së dhe regjimenteve të këmbësorisë, dhe mundësin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Ushtarakët nga Shqipëria u takuan me zëvendës komandantin e KFT-së Kolonel Hysen Dreshaj me stafin e tij, ku u njoftuan me të arriturat dhe zhvillimet si dhe prioritetet për të ardhmen.
Të dy kolonelët Dreshaj e Tafili u zotuan për aktivitetet të përbashkëta, shkëmbim përvojash e ndihmë të ndërsjellët.
Vizita ka vazhduar në Poligonin e stërvitjes së FSK-së, në Babaj të Bokës, ku FSK-ja ka si prioritet të avancimit dhe investimit afatgjatë për stërvitjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./2LONLINE/