Një delegacion i Komandës së Inspektoratit të Përgjithshëm të Mjekësisë Ushtarake Italiane në krye me Gjeneral Brigade Dr. Claudio Zanotto është duke qëndruar për vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Delegacioni Italian i shoqëruar nga Shefi i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Xhevdet Tahiri gjatë këtyre ditëve kanë vizituar Qendrën Mjekësore të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtine si dhe Komandën e Forcave Tokësore në kazermën “Ushtarët e Natos” në Istog, ku panë nga afër realizimin mbarëvajtjen e aktiviteteve të njësive mjekësore të FSK-së.
Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë Italiane me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy palëve duke shkëmbyer përvoja të rëndësishme në fushën e mjekësisë ushtarake dhe sigurimin e trajnimeve për stafin e FSK-së./2LONLINE/