DYLON

U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt.

Në fillim të kësaj seance, kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të bërë nga departamenti ligjor në nivelin qendror për vendimet të cilat janë marrë në seancën e shkuar.

EkoHigjiena

Para se të fillohej me pikat e parapara të rendit të ditës, këshilltarët kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, me që rast, kanë marrë përgjigje edhe nga drejtorët, por edhe nga kryetari i komunës Sokol Haliti e zv.kryetari Hasan Aliu.

Megjithatë në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Shërbime Publike. Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Planifikim, Rregullim te hapësirave dhe mbrojtjen e mjedisit. Propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft ndryshim plotësimin e statutit të komunës së Vitisë me Nr. 01-013/491 të datës 21.04.2011. Propozim vendimit për shpalljen në interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale me nr. 00002-3 në zonën kadastrale në Letnicë. Propozim vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Kabash. Propozim vendimit për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2022.

Si dhe në fund të kësaj seance është paraqitur edhe një informatë (raport) për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën Janar – Dhjetor 2021.në këtë seancë, është zgjedhur edhe kryesuesja e grupit të grave në Kuvendin komunal, ku me vota të të gjitha grave të përfaqësuara në Kuvend, kryesuese u zgjodh Liridona Bislimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.