Delegacioni i lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Me rastin e manifestimit të “Ditës së Forcës”, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës.