DYLON

Zbulimi i Pllakës Përkujtimore të Mulla Ibrahim Kurteshit

Zbulimi i Pllakës Përkujtimore të Mulla Ibrahim Kurteshit
Avatar photo Redaksia

Sot, (me 27 nëntor 2022), në fshatin Pozharan, në pranin e shumë qytetarëve  të Pozharanit, komunës së Vitisë dhe viseve të tjera të Kosovës është zbuluat pllaka përkujtimore e Mulla Ibrahim Kurteshit, i cili në vitin 1912, në fshatin Sojevë, ra heroikisht  në përballje të armatosur me ushtrinë okupuese serbe, transmeton 2LONLINE.com.

Me këtë rast për rezistencën shqiptare, betejën e Sojevës dhe Mulla Ibrahim Kurteshin foli: Hysen Terziu, autor i disa librave që kanë trajtuar  rezistencën shqiptare të Anamoravës, me këtë rast ai tha se në  vitin 1912, në Sojevë, vullnetarët shqiptarë zhvilluan një betejë heroike edhe pse numri i vullnetarëve shqiptar ishte shumë herë më i vogël se i ushtrisë serbe, të vendosur që të luftojnë deri në fishekun e fundit, pa  i lëshuar istikamet, heroikisht në ketë beteja ranë:

EkoHigjiena

Mulla Ibrahim Kurteshi nga Pozharani  Bali Smira e Zukë Zuka nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova, kurse u plagos Mulla Agushi nga Pozharani.

Për rezistencën shqiptare në përgjithësi, betejën e Sojevës dhe Mulla Ibrahim Kurteshin folën edhe Abdyl Bajrami, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës për Komunën e Vitisë,  Fisnik Zuka, në emër të fshatit Pozharan dhe Sami Kurteshi në emër të familjes Kurteshi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.