Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan uron qytetarët me rastin e 15-të vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Kosovës.
17 shkurti i vitit 2008 është sublimim i sakrificës së të gjithë atyre burra e grave, të cilët u kryengritën, rezistuan dhe u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë.
Në këtë ditë nuk mund ta harrojmë edhe babain e Republikës, presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, i cili para më shume se tri dekadash e sensibilizoi botën demokratike për Kosovën e lire, të pavarur e demokratike, thuhet në urimin e LDK-së së Gjilanit.
Të gjithë qytetarëve të Gjilanit, Kosovës dhe gjithë bashkëatdhetarëve tanë ku do në botë, Urime Dita e Pavarësisë, thuhet në urimin e LDK-së së Gjilanit.