DYLON

Alban Rexhepi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi, i bashkohet AAK-së në Gjilan

Alban Rexhepi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi, i bashkohet AAK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi, i bashkohet AAK-së në Gjilan, në ditën më të veçantë dhe më të rëndësishme të Kosovës, Ditën e Pavarësisë”, ka bërë me dije, Nazim Gagica kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.

Gagica ka thënë se Alban Rexhepi është një sportist i dalluar dhe një i ri premtues për sportin dhe të ardhmen e tij. Ai është zv/trajner i KF ‘Vllaznia’, klub sportiv në të cilin ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të çmuar.

EkoHigjiena

“Aleanca po fuqizohet në numër e po pasurohet me kuadro. Ardhjet e reja janë vlerë e shtuar në Aleancë. Jemi të hapur për të gjithë, sepse rrethanat kërkojnë të rrugëtojmë bashkë në subjektin që ka vizion, vullnet e ide për ta bërë Gjilanin dhe Kosovën vend të jetueshëm dhe tërheqës”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.