Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur debatin e parë me temën : Rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve publike me komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore.
Qëllimi i organizimit të debatit me strukturat komunale ,Shoqërinë Civile ishte Rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve publike me komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore dhe Roli i Shoqërisë Civile dhe medieve për provimin e Trashëgimisë Kulturore.
Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Ndarja e një fondi të veçantë për mbledhjen e artefakteve, restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me harta për historikun e monumentit, shndërrimi i disa objekteve të trashëgimisë në bujtina, shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre,etj.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Projekti“ Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/