Ftojmë komunitetin artistik të Komunës së Gjilanit në debatin publik, i cili do të mbahet më datën 18.07.2022, me fillim ora 19:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. me kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport z. Kushtrim Zeqiri.
Diskutimi publik ka për qëllim të rikonceptoj mënyrën e organizimit të Flakës së Janarit për vitin 2023, përmes përfshirjes së komunitetit artistik në këtë proces, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe ofrimit të mundësisë së pjesëmarrjes së qytetarëve në fazën e planifikimit dhe zbatimit të politikave të Komunës.
Vendi i mbajtjes së takimit: Salla e Kuvendit të Komunës
Jeni të mirëseardhur!