Në stadiumin “Fadil Vokrri” ishin prezent 12,494 tifozë që kishin ardhur për ta përcjellë ndeshjen Kosova – Mali i Zi.
Shumica e tifozëve shqiptarë treguan kulturë të lartë, duke duartrokitur himnin e Malit të Zi dhe nuk u ndalën së përkrahuri Kosovën gjatë gjithë ndeshjes, krejtësisht në mënyrë sportive.
Pati dyshime që do të kishte fyerje në drejtim të futbollistit pejan, Fatos Beqiraj që mbron ngjyrat e Malit të Zi, por ndodhi e kundërta.
Ai u emocionua dhe pati lot në sy me pritjen e shqiptarëve.
Në ndërkohë, tifozët kosovarë u detyruan të qëndronin në stadium deri në daljen e tifozëve malazez nga stadiumi për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes.
Këtë periudhë kohore e kanë shfrytëzuar disa nga tifozët e Kosovës të cilët e kanë pastruar stadiumin “Fadil Vokrri”
.Ky padyshim është një gjest për t’u duartrokitur dhe shembulli më i mirë i tifozërisë Dardane.