Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë shprehur interesim të madh për të përcjellë edhe ndeshjen miqësore të Kosovës me skuadrën e Gjibraltarit.
Kjo ndeshje luhet më 11 tetor në “Fadil Vokrri”, tri ditë para ndeshjes eliminatore për “Euro 2020” kundër Malit të Zi.
Arianit Ahmeti, zëvendëssekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka thënë se rreth 7 mijë bileta janë shitur për pak orë pas lëshimit të tyre në sistemin online.
Biletat janë lëshuar në shitje të hënën mbrëma. Të martën, Ahmeti tha se numri i shitjeve ka shkuar në rreth 8 mijë, nga 12.586 sa janë në dispozicion.