Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar dy ekskursione më nxënës të përzgjedhur të Shkollave të Mesme të Ulta për ti vizituar objektet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës.
Qëllimi i organizimit të dy ekskursioneve me nxënës ishte vizita monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës, nxënësit u njoftuan nga afër me vendet, historikun e objekteve të monumenteve kulturore historike duke u informuar mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për mbrojtjen, mirëmbajtën dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore me qëllim të zhvillimit të rritjes së vizitoreve, zhvillimit të turizmit rural.
Projekti“Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/