DYLON

Profesori Selim Daku pjesë e mobilitetit të ICM

Profesori Selim Daku pjesë e mobilitetit të ICM
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të programit ICM – International Credit Mobility, në kuadër të programit Erasmus+, po zhvillohet mobiliteti i stafit akademik dhe administrativ të Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan, në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse në Bullgari.

Gjatë realizimit të këtij mobiliteti pos aktiviteteve të tjera, Pof. Ass. Dr. Selim Daku, mbajti ligjëratë me temën: Sfidat e Kosovës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Ligjërata dedikohej për studentët bullgar dhe të huaj të Universitetit të Ruses.

EkoHigjiena

Universiteti Publik „Kadri Zeka“ ka intensifikuar bashkëpunimin në kuadër të programeve Erasmus plus, si në ngritje të kapaciteteve po ashtu edhe në mobilitete përmes programit ICM. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.