Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin e dytë lidhur me Pjesëmarrjen e qytetarëve në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Qëllim i debatit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale me qytetarët lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës duke përfshi edhe Shoqërinë Civile.
Tema tjera të diskutimit gjatë debatit ishin edhe identifikimi i sfidave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët në mbrojtjen e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, Shfrytëzimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore për zhvillimin e turizmit me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes të Trashëgimisë Kulturore.
Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Ndalja e degradimit të monumenteve të trashësisë kulturore, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, hapja një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, vazhdimi i gërmimeve në kalanë e Kolinës, vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, organizimi i vizitave monumenteve të trashëgimisë kulturore, organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, vetëdijësimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve, etj.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, qytetarë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.
Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/