DYLON

Kryetari i Kamenicës dhe kryeshefi i “Hidromoravës” nënshkruajnë marrëveshje për investime për ujin në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës dhe kryeshefi i “Hidromoravës” nënshkruajnë marrëveshje për investime për ujin në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari Rahimaj: 1.2 milionë euro investime për ujin në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Kryeshefin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, kanë nënshkruar marrëveshjen për investimet e reja që do të bëhen në furnizimin me ujë si dhe rregullimet që do të bëhen në sistem.

EkoHigjiena

Rogana, Novosella, Hodonoci, Muçiverci, Shipashnica e Dajkoci janë fshatrat e Komunës së Kamenicës të cilat do të kyçen në ujësjellës, problem ky i kahmotshëm në këto lokalitete. Vetëm ky investim sipas njoftimit të Kryetarit Rahimaj arrin vlerën e 303,000 eurosh, transmeton Portali 2LONLINE.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje është përfshirë edhe rregullimi si dhe shtimi i sasisë së ujit për qytetin, me rezervuar të ri. Ky rezervuar që do të vendoset në fshatin Berivojcë arrin vlerën e 120,000 eurosh.

Në këtë fushë, momentalisht po punohet edhe në implementimin e projektit FLOWS, projekt ky që arrin vlerën e 750,000 eurosh, i cili ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të ujit në qytet si dhe eliminimin e gypave të azbestit në lagjen “Iliria”.

“Së bashku jemi afër që t’a eliminojmë pothuajse në tërësi problemin e ujit në Kamenicë”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai gjithashtu nëpërmjet njoftimit të tij ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë si dhe KRU “Hidromorava” për bashkëpunimin dhe mundësimin e këtyre projekteve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.