Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin lidhur me “Mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komunitetit Rom”.
Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte informimi i qytetarëve të komunitetit rom lidhur me promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve për të rritur besimin e komuniteteve ndaj institucioneve komunale dhe qendrore dhe pjesëmarrja aktive në proceset vendimmarrëse.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë trajnim kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom, si rekomandime kryesore të dala janë: Përkrahja e Organizatës Joqeveritare Lokale të komunitetit Rom “Luludi”, rritja e bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare nga niveli Qendror dhe ai Komunal më qëllim të realizimit të rekomandimeve dhe kërkesave të komunitetit,organizimi i takimeve dhe dëgjimeve publike në lokalitetet ku jetojnë komuniteti Rom me qëllim të rritjes së investimeve kapitale ne këto zona ku jeton komuniteti rom.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Qytetarë të komunitetit Rom,përfaqësuesit e OJQ-Luludi nga komunitetit rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/