DYLON

Rektori i UKZ-së priti në takim ekipin e ORCA-s

Rektori i UKZ-së priti në takim ekipin e ORCA-s
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, ka pritur në një takim ekipin e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) udhëhequr nga Drejtori i kësaj organizate, Rron Gjinovci.

Me këtë rast drejtori Rron Gjinovci e ka përgëzuar Porf. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për marrjen e detyrës Rektori i UKZ-së.

EkoHigjiena

Nga ana e tij Rektori Dërmaku e ka falënderuar ekipin e ORCA-së për vizitën, derisa i ka njoftuar ata për punën, profilizimin e universitetit, ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimet dhe aktivitetet tjera në Universitet.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, tregoi gatishmëri për bashkëpunim me ORCA-n, me qëllim të avancimit të cilësisë në Universitet, derisa theksoi se në proces të ngritjes së cilësisë janë duke u bërë disa ndryshime si, digjitalizimi i proceseve administrative dhe akademike, shtimi dhe profilizimi i programeve të studimeve, përmirësimi i infrastrukturës në përgjithësi, e të cilat janë nismat fillestare në dobi të çuarjes përpara të proceseve të zhvillimit të Universitetit.

Po ashtu ekipi i ORCA-s së bashku me menaxhmenti e UKZ-së, vizituan bibliotekën e universitetit, laboratorët, amfiteatrot, sallat e mësimit, për të parë nga afër infrastrukturën e zhvillimit të procesit mësimor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.