Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën hartimi i planit të punës për Komitetet Konsultative për vitin 2023
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte hartimi i planit vjetor të punës për vitin 2023 të Komiteteve Konsultative në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe rritjen e efikasitetit.
Në këtë tryezë anëtarët e komiteteve konsultative së bashku me stafin e Dardanapress-it, kanë bërë draft hartimin e planit të punës për katër komitete konsultative për vitin 2023. Si rekomandime të dala nga tryeza janë: planifikimi i aktiviteteve, obligohen komitetet konsultative gjatë aktiviteteve të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve te margjinalizuara e ne veçanti personave me aftësi të kufizuar,të jenë aktiv në hartimin e rregulloreve komunale, dhe në monitorimin e zbatimin të legjislacionit përkatës nga organet ekzekutive të komunës.
Në fund të tryezës anëtarët e komiteteve kanë prezantuar draft planet e përgatitura në tryezë si dhe kanë diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet mbi planet e punës të cilat plane Komitetet Konsultative duhet të i vendosin si pikë të rendit të ditës dhe ato të miratohen në mbledhjen e radhës që do ti mbajnë këto komitete.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: anëtarët e komiteteve konsultative, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/