Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka mbajtur trajnimin njëditor me anëtarët e Komiteteve Konsultative.
Punëtoria me anëtarët e këshillat e Fshatrave është mbajtur sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale është diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave.
Si rekomandime të dala nga punëtoria një ditore janë: Përfshirja e projekteve të këshillave lokale në buxhet komunal,përfshirja e buxhetimit gjinor, rregullimi i infrastrukturës për personat me aftësi te kufizuar gjatë hartimit të buxhetit, mungesa e bashkëpunimit të Qeverisjes Lokale me Këshillat e Fshatit,mungesa e informatës kthyese nga ana e Komunës në lidhje me kërkesat e Këshillave të Fshatit, mungesa e përfaqësimit dhe komunikimit me fshatrat me shumicë serbe nga ana e Komitetit për Komunitete, të konsultohen Këshillat e Fshatrave me rastin e ofrimit te ndihmave nga ana e Komunës.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Kryetarët e Këshillave të Fshatit , zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.