Klubi i futbollit Dardana kërkon të ngritët në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Por, për ta arritur një gjë të tillë duhet të eleminojnë rivalët lokal të Bashkimit të Koretinit në ndeshjen e barazhit.
‘Dardanët’ janë të bindur se mund ta arrijnë këtë sukses, ndërkohë që kërkojnë edhe përkrahjen e publikut.
“Pritjes i erdh fundi! Është momenti ynë! Është ajo që të gjithë e dëshirojmë!
Pas disa barazheve të humbura e të dëshpëruar por asnjëherë të dorëzuar vazhduam dhe punuam me mund dhe sakrifica të mëdha! Në ekip sjellim disa lojtarë kampion, një staf të shkëlqyer të cilët janë të etur për fitore dhe për ta dërguare KF Dardanën në vendin ku e meritojnë, pra në ligen e parë!
Kësaj here motivi për këtë loje është shumë më i lartë, pasi përball do të kemi derbin lokal, pra me KF Bashkimi – Koretini! Do të ketë organizim si asnjëherë më parë!”, shkruan në faqen e KF Dardanës.
Ndeshja ndërmjet Dardanës dhe Bashkimit do të zhvillohet më 2 qershor në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.