DYLON

Rahimaj: Diaspora pjesë e bordit të Ndërmarrjes Publike “Dardana”

Rahimaj: Diaspora pjesë e bordit të Ndërmarrjes Publike “Dardana”
Avatar photo Redaksia

Ndërmarrja Publike “Dardana” tashmë është bërë me bord, ku pjesë e këtij bordi janë ekspertë nga diaspora, të cilët do të menaxhojnë këtë ndërmarrje, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, duke uruar të zgjedhurit ka thënë se është tejet i lumtur që diaspora e ka gjetur vullnetin të bëhet pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm në themelimin dhe menaxhimin e ndërmarrjes publike.

EkoHigjiena

“CV-ja e tyre e pasur me përvojë të gjatë dhe pozitat e tyre kyçe në vendet europiane besojmë se do na ndihmojnë në konsolidimin e ndërmarrjes publike. Nga Jetullahu si drejtor në njërën nga bizneset më të mëdha të ndërtimtarisë në Zvicër, Shkurte Kastrati kandidate për PHD në Universitetin e Pragës dhe projektuese e aerodinamikës së Porsche, Vehapi si drejtor ekzekutiv në kompani të sigurimeve për një qark të gjerë në Gjermani dhe përvoja e Donjetës në ndërmarrje publike lokale në Kosovë kemi besimin e plotë se është rruga e duhur për një fillim të mbarë. Sot është votuar edhe z. Rinor Rrudhani si UD kryeshef i ndërmarrjes. Na priftë e mbara”, ka thënë  I PARI I Kamenicës, Kadri Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.