Shqipëria do të përballet në transfertë ndaj Turqisë, në datën 11 tetor në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.
Një përballje tepër deçizive për kuqezinjtë e Edy Rejës, teksa në rast të një triumfi, do të rriteshin ndjeshëm shanset për kualifikim.
Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF njofton të gjithë tifozët e interesuar se biletat për sfidën ndaj Turqisë, do të dalin në treg në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.
Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozeve shqiptarë është ai me ngjyrë vjollcë.