Kosova do ta mbyll ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “EURO 2020” me ndeshjen e fundit në “Fadil Vokrri” ndaj Anglisë më 17 nëntor.
Në Federatën e Futbollit të Kosovës janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje, teksa shtëpia më e madhe e futbollit në vend ka bërë të ditur edhe datën se kur do të dalin biletat në shitje dhe sa do të jetë çmimi i tyre.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.
Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00″, thuhet në njoftim.
Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro