DYLON

Në ushtrimin fushor “Partnerët 19” u tregua gatishmëria e lartë e ndërhyrjes në raste emergjente

Në ushtrimin fushor “Partnerët 19” u tregua gatishmëria e lartë e ndërhyrjes në raste emergjente
Avatar photo Redaksia

Ushtrimi fushor “Partnerët 19” ka vazhduar edhe sot në territorin e Komunës së Vitisë.

Me këtë rast janë inskenuar disa raste emergjente në këtë komunë. Ndër tjerash është inskenuar edhe një operacioni i sigurisë në fshatin Shashare, ku FSK-ja , kinse ka intervenuar ndaj grupeve kriminale të cilët pas situatës së inskenuar nga tërmeti po merreshin me aktivitete kriminale, kryesisht me vjedhjen e pasurisë së qytetarëve të fshatrave Stubëll e Epërme, Letnicë dhe Vernakollë dhe atë duke shfrytëzuar brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.

EkoHigjiena

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës si dhe nga afër këtë ushtrim e kanë përcjellë sot Komandanti i Forcave Tokësore të Kosovës në FSK, Gjeneral Major, Fadil Hadergjonaj, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Komandanti i Policisë së Kosovës në Viti, Afrim Halili dhe të tjerë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, janë inskenuar edhe disa raste të tjera emergjente e ndër to ishte edhe një aksident trafiku në udhëkryqin e Kllokotit.

Ndërkaq gjatë gjithë këtyre ushtrimeve fushore në Viti, ishin ngritur tri tenda ku qëndronin: Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, Qendra Operative Emergjente dhe Zyra për Informim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.