Atleti nga Mitrovica, Çlirim Hyseni i klubit Trepca’89 në shtegun 11.300 metra ishte më i miri dhe pa konkurrencë, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira ishte atletja nga Podujeva, e klubit Llapi, Luljeta Shala.
Për nder të Pranverës Studentore 1981, të dielën qyteti i Gjilanit kishte festë të atletikës duke marrë pjesë rreth 400 atletë në kategori të ndryshme, ngjarje kjo e organizuar nga Njësia për Sport, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.
Në një konkurrencë të fortë deri te caku, atletët në të gjitha kategoritë treguan vrapim cilësor.
Atleti nga Mitrovica, Çlirim Hyseni i klubit Trepca’89 në shtegun 11.300 metra ishte më i miri dhe pa konkurrencë, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira ishte atletja nga Podujeva, e klubit Llapi, Luljeta Shala.
“Pranverës studentore të vitit 1981 ia kushtuam sot garën madhështore të vrapimit #Gjilani2018, me qindra pjesëmarrës nga Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Kjo pjesëmarrje e madhe e garuesve i bën bënë nder Gjilanit dhe atyre që bënë hapa të mëdhenj në organizimin e protestave studentore të ’81-tës. I uroj fituesit e kësaj gare!”, ka thënë kreu I Gjilanit, Lutfi Haziri.
Madhështor vrapimin e Gjilanit 2018 e bën nxënësit e shkollave të Komunës së Gjilanit, ku më i miri ishte nxënësi i shkollës “Arbëria”, Laurant Shkodra, ndërsa në konkurencën e femrave epiteti i më të mirës në 2000 metra i takoi Diellza Vokshi e shkollës “Arbëria”.
Tek nxënsësit e shkollave fillore më i miri ishte nxënësi Yll Bekteshi nga shkolla “Ibrahim Uruqi”, ndërsa tek femrat më e mira ishte Gonxhe Halimi e shkollës “Rexhep Elamzi”.
Madhështor këtë vrapim e bën personat me aftësi të kufizuara, ku edhe kësaj radhe triumfoi Avdyl Ibishi në 800 metra njëherësh ishte triumfi i 17 i tij në këto vrapime.
Edhe veteranët treguan cilësi të lartë të vrapimit, ku atleti nga Rogana Fitim Kryeziu me sukses të madh shtegun 4,300 metra e kaloi pa probleme.
Fituesi i këtij vrapimi nga Mitrovica 19 vjetari, Çlirim Hyseni ka theksuar se “ishte organizim shumë i mirë po ashtu edhe shtegu, konkurrenca ishte mjaft e fortë, por kësaj radhe isha më i miri, isha i përgatitur për këtë garë dhe jam i lumtur që kam ngadhënjyer”.
Pranvera Studentore 1981 “Vrapimi i Qytetit Gjilani 2018” ka kaluar pa asnjë problem, derisa në gatishmëri të lartë ishte Policia e Kosovës dhe FSK.