/2L ONLINE/ – Menaxhimi demokratik i cili garanton cilësi, promovimi i vlerave edukativo-arsimore, motivimi i mësimdhënësve dhe nxënësve,ndërtimi i raporteve të shëndosha ndërkolegiale dhe me komunitetin, toleranca, mirëkuptimi, avancimi edhe më tej i teknikave të mësimdhënies, përkushtimi i vazhdueshëm ndaj infrastrukturës, higjienës, ruajtjes së ambientit, nxënësve me nevoja të veçanta si dhe të atyre me asistencë sociale janë objektivat kryesore të Drejtorit të shkollës së m. të .u. “Abaz Ajeti” ; Arsim Bejtullahu në Gjilan i cili me moton “Kush është ndaluar së përmirësuari, ka ndaluar të jetë i aftë”, filloi këtë vit shkollor me ndryshime për sa i takon një fillimi të mbarë shkollor.
Në fillim ishte lyerja e brendshme e shkollës e cila i dha një freski asaj dhe syrit tonë i krijoi një shije mjaft tërheqëse për ta vrojtuar këndshëm gjatë kohës kur punojmë. Një vrojtim i tillë u pa edhe nga sytë e nxënësve tanë në ditën e parë që hynë në shkollë. më duket se thoshin: A do të kemi ndryshime tjera?
Po, ato po vinë njëra pas tjetrës dhe secila ka domethënien e vet edukuese si dhe arritjen e cilësisë sa më të lartë në arsimimin e tyre,ndërgjegjësimin për të punuar sa më shumë, vetëdijesimin se edhe vetë nxënësit duhet të jenë kontribuues dhe ruajtës të hapësirës shkollore.
Që procesi mësimor të jetë i një cilësie më të lartë, drejtori i kësaj shkolle na ndihmoi duke na pajisur me projektorë dhe laptopa për mësimdhënësit dhe që puna jonë të ketë një siguri të lartë ai iu përvesh punës edhe në riinstalimin e rrymës elektrike gjë që la të kuptojmë se sa seriozisht dhe me vendosmëri po punohet.
Riinstalimi i rrymës elektrike ishte një pritshmëri e domosdoshme andaj të gjithë janë të lehtësuar për një veprim të tillë.
Korridoret e shkollës sonë po fillojnë të pasurohen me elemente të llojit të vet ku secili element zë vend të veçantë për domethëniet që kanë. Kjo vërehet sidomos kur sheh nxënësit duke u ndalur nga kureshtja e tyre për t’i lexuar thëniet më të bukura të thëna nga njerëzit më të shquar që njeh bota. Nga e gjithë kjo lëvizje që po bëhet me sa duket te nxënësit u krijua një dëshirë dhe vullnet që edhe ata në mënyrën e vet të japin kontributin e tyre.
Aktivitetet filluan; filloi puna e tyre efektive duan me siguri të bëhen kontribut dhënësit e çmuar të kësaj shkolle,për të krijuar një imazh edukativ, socializues dhe empatik me njëri –tjetrin.
Dhe kur nxënësit kuptojnë se ndryshimi është i tyre, atëherë arsimimi,cilësia dhe edukimi janë pjesë përbërëse dhe e pa ndashme për ta.
Thënia e tyre që e vendosën në murin e shkollës është:”FILLUAM ME KËMBË TË MBARË DHE DO TA MBAROJMË ME KËMBË TË MBARË”.
Roland dhe Lisa Ramsey, dy amerikanë kanë sjellë donacion nga OSBE duke e pajisur një klasë me banka e karriqa dhe ormanë si dhe 12 banka për një klasë tjetër.
E gjithë kjo po bëhet me nismëtarin Drejtorin e shkollës Arsim Bejtullahu në bashkëpunim me gjithë stafin punonjës të kësaj shkolle. Andaj paçim punë të mbarë dhe suksese të gjithëve.
/Arbëresha Aliu/