DYLON

Volejbollistet e Dritës megjithatë dhanë maksimumin (FOTO)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vashat e Dritës së Gjilanit, kampion të Kosovës zhvilluan ndeshjen e parë zyrtare në garën në Ligën e kampionëve të Evropës. Ato në praninë e afro 1200 shikuesve, që ofruan spektakël, në Pallatin e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan janë përballur me kampionen e Bullgarisë, Maritza të Pllovdivit.

Siç edhe është pritur bullgaret kanë shënuar ftorre me rezultat të pastër 3:0 /25:13, 25:11 dhe 25:15/. Me një organizim të shkëlqyer dhe të përmbushur me shikues, volejbollistet e Dritës së Gjilanit dhanë maksimumin në këtë përballje me ekipin bullgar, Mariza. Në bazë të cilësisë dhe përvojës më të gjatë ndërkombëtare, bullgarët me lehtësi e fituan këtë takim.

EkoHigjiena

Në setin e parë, vetëm fillimi i këtij seti ishte i baraspeshuar. Në vazhdim filloi të krijohej epërsia e bullgareve me 8:4 dhe më pastaj ato shkëputen duke fituar këtë set me 25:13.

Në setin e dytë lojtaret e Dritës ishin në epërsi 3:0. Me vazhdimin e lojës barazohet rezultati dhe në vazhdim bullgaret që kishin një gjatësi shumë të madhe krahasuar me mikpritëset e fituan këtë set me lehtësi me 25:11.

Edhe në setin e tretë e vashat e Dritës e filluan mirë, por megjithatë ia dolën të fitojnë 15 pikë që mund të konsiderohet një paraqitje e mirë. Setin e tretë dhe të fundit bullgaret e fitojnë 25:13.

Ndonëse është pritur me entuziazëm, angazhimi i dy lojtareve nga jashtë Kapri Richardson dhe Melissa Ortega Romano nuk solli ndonjë freski në ekipin e Dritës që nga ato është pritur për një paraqitje më dinjitoze.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Lorik Ilazi deklaroi.:”Së pari i përgëzoj vajzat për angazhimin që bënë përgjatë tri seteve, skuadra nga Bullgaria kishte potencial më të madh tek volejbollistet, por edhe përvoja ishte në anën e tyre. Duhet kuptuar se volejbolli në shtetin e Bulgarisë ka një traditë, jam i lumtur që kemi arritur ta organizojmë këtë ndeshje siç është më së miri dhe të gjithë ata që kanë kontribuar i falënderojë nga zemra e posaçërisht kryetarin e klubit Valon Murseli që na dhuroi këtë spektakël të madh në arenën ndërkombëtare”.

Trajneri i skuadrës Maritza Ivan Petkov deklaroi:”Skuadra ime tregoi më shumë cilësi dhe me meritë arritëm këtë fitore. Jam i fascinuar me mikpritjen që na është bërë, atmosfera ka qenë shumë e mirë ndërsa skuadra e Dritës ka një skuadër të re, por të talentuar”.

Drita: Richardson, Asani, Dushica, Syla, Jaha, Kadriu, Leka, Mehmeti, Ortega, Ilazi, Hyseni , Latifi

Maritza: Dancheva Bozdeva, Atanasova, Kovacheva, Dimitrova, cesljar, Teneva, Grigorova, Usheva, Monova, Todorova, Chausheva, Tsvetanova

Ndeshjen e kthimit Drita do të jetë mysafire e ekipit bullgar në Plovdiv më 22 tetor 2016. /Ismet Azizi / 2LONLINE/








Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.