Fitorja e Chelsea mbrëmë në Baku, kundër Arsenalit me rezultat 4:1, pati ndikim edhe te tri klube të tjera në kontinentin evropian.
Pasi që Chelsea e kishte siguruar qysh më parë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, duke u pozicionuar i treti në tabelën e Premierligës, një vend i lirë mbeti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Përfituesi më i madh nga kjo arritje e Chelseat është klubi francez, Olympique Lyon, që e mbylli sezonin e Ligue 1 në pozitën e tretë. Tani ata do të garojnë drejtpërdrejtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në vend të rundit të tretë kualifikues.
Suksesi i Chelseat e ndikoi edhe Istanbul Basaksehirin (i dyti në Turqi) dhe LASK Linz (i dyti në Austri). Që këto dy skuadra e kanë kaluar nga një rund kualifikues.
Megjithatë, edhe Chelseat ka përfituar nga triumfi i vet, pasi që tani radhitet te klubet e vazos së parë, ku renditen kampionët e ligave më të forta të Evropës.