DYLON

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti shqiptar, Armando Broja po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat e Chelseat, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuar.

Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që skuadra e 23-vjeçarëve zhvilloi përballë Arsenalit, ku “të kaltrit” triumfuan me rezultatin 2:1

Falë kësaj formë, Broja, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez, teksa ditën e sotme, ka firmosur kontratë profesioniste me Chelsean.

EkoHigjiena

Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Chelsean. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur.  Pa i pasur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”, ka thene futbollisti.

Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i talentuar shqiptar të thirret nga trajneri Lampard në skuadrën e parë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.