Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës dhe FC Zurich, Hekuran Kryeziu është rikthyer të marrë pjesë në një seancë stërvitore me bashkëlojtarët e tij pas tetë mujash mungesë.
Kryeziu kishte pësuar një lëndimi të pësuar në gju dhe kishte munguar për ekipin kombëtar dhe skuadrën e tij për një kohë të gjatë.
Në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale shihet se Kryeziu e ka tejkaluar lëndimin.
Pas tetë muajsh mungesë, Kryeziu është rikthyer në fushë dhe u paraqit në miqësoren e sotme të Zurich ndaj Schaffhausen.
Ky lajm sigurisht se do ta gëzojë edhe përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, pasi që Kosova më 26 mars e zhvillon në Shkup ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve.