Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një fushatë kualifikuese shumë të mirë për Euro 2020, megjithatë në fund nuk ia doli të merrte vendin e dytë, të cilin e zuri Republika e Çekisë.
Mirëpo, ‘Dardanët’ e kanë një mundësi tjetër nga Liga e Kombeve.
Kosova do të luajë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni në muajin mars ndaj Maqedonisë.
Përgatitjen për ekipin e drejtuar nga trajneri, Bernard Challandes kanë filluar teksa më datë 12 janar do të ketë edhe një miqësore ndaj Suedisë për të testuar ndonjë futbollist të ri që mund t’i shërbejë përfaqësueses.
Edhe pse në mendjen e teknikut duket se vështirë të ndryshohet grupi aktual, pasi sipas tij më të mirët janë të grumbulluar. Ai ka thene se nëse ka ndonjë më të mirë do ta kërkonte menjëherë.